“Ajo e ka bezdi kur unë qëroj fytin, kollitem.Dhe unë kam 15 vite që e bezdis me këtë”: David Beckham rrëfen duke qeshur disa detaje nga jeta në cift, të cilat nuk i kishte treguar më parë.
Ish ylli 47 vjecar i futbollit është martuar me Victorian, 48 vjece, prej më shumë se dy dekadash, kështu që padyshim ka dhe gjëra nuk i pëlqejnë shumë tek njëri-tjetri, e që koha i nxjerr dhe më teper në pah.
Ajo qe atij nuk pëlqen tek Victoria është: “Unë jam më i pastër, ajo nuk është”. Por pas pak e korigjoi veten duke shtuar se e kishte fjalën për rrëmujën në shtëpi.
David zbuloi gjithashtu se stilistja nuk ndikon në veshjet e tij.
“Të jem i sinqertë njerëzit gjithmonë kanë menduar që Victoria ka një influencë të madhe të çfarë vesh unë, stilin që unë zgjedh, tatuazhet apo rrobat që vesh. Por unë i kam marrë vetë vendimet e çfarë do vesh gjatë gjithë kohës. Unë thjeshë e doja modën dhe më pëlqente të veshja gjëra të ndryshme”, ishte pohimi i tij.