Nuk e përballon dot mungesën e saj, Luizi e nis ditën duke qarë për Efin

Dalja e Efit nga shtëpia e “Big Brother VIP” nuk ka qenë aspak e lehtë për Luizin.

Ditën e sotme teksa konsumonte kafen e mëngjesit së bashku me Valbonën, Luizi nuk i përmbajti dot lotët.

Ai u shpreh se ende nuk është mësuar me mugesën e saj dhe nga momenti në moment pret që ajo të vijë t’i thërras.

Më duket sikur do dalë tani nga ajo derë dhe do vijë këtu të thotë o Luiz ma bë një kafe”, është shprehur Luizi.

Nga ana tjetër Valbona shton: “Po, gjithë nerva dua një kafe”.

Më pas të dy kanë heshtur dhe kanë filluar të qajnë.