“Nuk e njoh Donaldin, është aktor?” Drejtori i Teatrit Kombëtar HABIT me deklaratën!

I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” ishte drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Ai promovoi shfaqjen “Coriolanus” të Shekspirit.

Gazetari Enkel Demi e pyeti me humor se ku e gjeti kohën për një shfaqje të tillë, kur të gjithë janë të fokusuar te aktori Donald Veshaj në BBVIP.

Çuli habiti me përgjigjen e tij, teksa u shpreh se as nuk e njeh Donaldin.

Biseda e plote

Enkel Demi: Të kthesh Shekspirin në këto lloj periudhe, ku kemi hallin e Donaldit, ju qofshi domethënë.

Hervin Çuli: Donaldi kush është? Sinqerisht, nuk e di .

Sibora Bitri: Aktor është.

Hervin Çuli: Aktor i Teatrit Kombëtar, Donald Shehu? Kush është se më ngeli fiksim?

Sibora Bitri: Është aktor, por për momentin është pjesëmarrës në “Big Brother VIP”.

Hervin Çuli: Nuk e njoh.

Burimi: /AfterParty