Të jesh macja e Taylor Swift mund të të shpërblehet në jetë.
Olivia Benson, macja e Taylor Swift, është kafsha e tretë shtëpiake më e pasur në botë, sipas një raporti të All About Cats.
Olivia ka një pasuri 97 milionë dollarë. Ajo renditet e treta në listë, pas pastorit gjerman Gunther VI (me pasuri 500 milionë dollarë) dhe maces Nala (100 milionë dollarë).
Lista është përgatitur duke analizuar Instagramin dhe pagesën e mundshme për postim në rrjetet sociale. Olivia është shfaqur në klipet e Taylor si “Blank Space” dhe “Me!” si edhe në reklama të ndryshme