Duket si një marrëdhënie e paparashikueshme ajo mes Luiz Ejllit dhe Kiara Titos brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, që shkon nga ekstremi i të mos folurit me njëri-tjetrin, tek batutat, ngacmimet e deri tek lotët.
Mes gjithë deklaratave të Luizit, më në fund duket se Kiara ka vendosur të shprehë hapur mendimet dhe ndjesitë e saj për këtë temë.
Së fundmi, në një bisedë me Ronaldon, ajo ka treguar se nuk e mendon aspak lidhjen me Luizin.
“Me Luizin nuk e mendoj fare lidhjen. Vazhdoj të jem po njësoj si kam qenë në ditën e parë. Jam shumë e kujdesur, dhe e vendosur se nuk i kam besë njeriu. Këtu jemi në lojë. Dikush mund të luajë, por nuk e lejoj të luajë askush me ndjenjat e mia”, tha ndër të tjera Kiara.
Pas refuzimeve të vazhdueshme të Kiara Titos, Luizi nuk e ka përjashtuar mundësinë e flirtimit me vajza të tjera brenda shtëpisë së Big Brother Vip.