Michelle Obama ka dhënë një intervistë ku ka rrëfyer detaje nga martesa e saj me Barack Obama-n.
Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, ka zbuluar për vështirësitë e marrëdhënies së saj me ish-presidentin dhe se pas ardhjes në jetë të dy vajzave të tyre, gjërat mes tyre kanë qenë të vështira.
“Për dhjetë vjet nuk e durova dot burrin tim. Ndërsa isha nënë e re në përpjekje për të rritur vajzat e mia, Barack-u luante golf ose shkonte në palestër. Martesa nuk është kurrë 50/50.
Zakonisht është 70/30, ndonjëherë është 60/40. Burri im ishte i fokusuar në karrierën e tij politike në fillim të viteve 2000 dhe mungonte vazhdimisht në shtëpi”-tha ajo.