Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar sot në një ceremoni në Portofino të Italisë.
Travis, 46 vjeç, është shfaqur i veshur me një kostum të zi dhe me një këmishë të bardhë, i shoqëruar nga djali i tij 18 vjeçar, London.
Kourtney është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë e të shkurtër nusërie, me një buqetë trëndafilash në dorë. Mamaja e saj Kris Jenner e ka shoqëruar për në altar
Të ftuar ishin personazhe të famshëm, miq e familjarë të çiftit.
Sigurisht një vëmendje të madhe morën motrat Kardashian, të cilat duhet thënë se nuk u veshën siç prisnim.
Kim dhe Khloe kishin zgjedhur si rrallëherë fustane të zinj të gjatë deri në fund të këmbëve dhe pamja e tyre nuk dukej si për një dasmë.
Kylie dhe Kendall nga ana tjetër kishin vepruar ndryshe duke veshur fustane ngjyrë të hapur me lule.