“Nuk dua të vdes…” Reagimi i Fedez kur mësoi se kishte tumor

Kanë kaluar pothuajse 3 muaj që kur këngëtari Fedez iu nënshtrua operacionit për heqjen e kancerit në pankreas, teksa kaloi momente tepër të vështira.

Ai postoi në Instagram mendimet e tij të para dhe audion e seancës nga psikologu i bërë në të njëjtën ditë kur zbuloi diagnozën.

“Nuk dua të vdes, nuk dua të vdes, kam frikë se fëmijët e mi nuk do të më kujtojnë”-janë fjalët që dëgjohen të thotë ai mes të qarash.