Dua Lipa vazhdon të shijojë pushimet verore në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid. Gjatë këtyre ditëve, autorja e shumë hiteve botërore, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar bukuritë shqiptare.
“Nuk dua të largohem kurrë”, ka shkruar Dua krahas fotove ku duket mjaft tërheqëse.
Këto pushime nuk kanë mbetur pa i rënë në sy edhe medias prestigjiozes “Daily Mail’, e cila i ka dedikuar një artikull.
Media e famshme ka shkruar se artistja po shijon pushimet luksoze në Shqipëri ku po shfaq bukuritë e natyrës përmes postimeve në Instagram.