Populli rus është kundër luftës. Policia ruse ka arrestuar më shumë se 700 persona në protestat kundër bombardimeve në Ukrainë.
Demonstratat ishin organizuar në 40 vende të ndryshme, duke përfshirë edhe kryeqytetin, Moskën.
Autoritetet ruse të enjten paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.
Policia ruse u kërkoi protestuesve të largohen nga sheshi “Pushkinskaya” në Moskë, duke thënë me altoparlantë se protesta është e paautorizuar, por kjo nuk e pengoi të gjithë qytetin të dilte dhe të pushtonte rrugët.
“Unë dola sot, sepse nuk dua të jem pjesë e një vendi agresor”, tha Dmitry Grunin, një qytetar në Omsk, për Radion Evropa e Lirë Siberia.
“Nuk mund ta lajmë dot kurrë këtë turp. S’po kuptojmë pse arritëm në këtë pike” – thotë një tjetër protestues.
CNN publikoi një sondazh më 23 shkurt, sipas të cilit 50 për qind e rusëve u pajtuan se do të ishte i pranueshëm përdorimi i forcës ushtarake në Ukrainë “për të parandaluar anëtarësimin e Kievit në NATO”, ndërsa vetëm 25 për qind thanë se një gjë e tillë do të ishte gabim.
Autoritetet ruse paralajmëruan qytetarët se pjesëmarrja në protestat kundër luftës mund të çojë në ndjekje penale dhe akuza penale.
Nderkohë një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes i Rusisë thotë se ushtria e vendit ka arritur qëllimet që kishte vendosur për ditën e parë të pushtimit të Ukrainës.
“Të gjitha detyrat që iu caktuan grupeve të trupave të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse për atë ditë u kryen me sukses”,- tha Igor Konashenkov.
Demonstrators march with a banner that reads: “Ukraine – Peace, Russia – Freedom”, in Moscow, Russia, Thursday, Feb. 24, 2022, after Russia’s attack on Ukraine. Hundreds of people gathered in the center of Moscow on Thursday, protesting against Russia’s attack on Ukraine. Many of the demonstrators were detained. Similar protests took place in other Russian cities, and activists were also arrested. (AP Photo/Dmitry Serebryakov)