Hapja e zarfit të kuq mbrëmjen e djeshme bëri që tre konkurrentë të shkojnë në nominim menjëherë.
Mundësia për të zgjedhur këtë herë pas Deas dhe Kiarës, iu dha Olta Gixharit.
Kështu, aktorja zgjodhi që në nominim duhet të shkojnë çifti Luiz-Kiara dhe gazetari Bledi Mane.
Mirëpo a ishte kjo zgjedhja e saj? Sigurisht që jo!
Ka qenë Maestro ai që pak ditë më parë teksa po diskutonte me Oltën, i tregoi se duhet të nxjerrë në nominim pikërisht Luizin, Kiarën dhe Bledin.
Ndërsa në një diskutim tjetër, Maestro tregoi se nëse Olta zgjedh këto nominime, mund të “vrasë dy zogj me një gur”. /Lokimagazine.com