Aktori i njohur, Alec Baldwin, ishte personi me i klikuar ne Google ne bote per kete vit, per shkak te tragjedise qe ndodhi pak muaj me pare, ku gjate xhirimeve te filmit “Rust”, pa dashur, aktori qelloi per vdekje drejtoreshen e fotografise, Halyna Hutchins.
Edhe në vendin tonë aktualisht personi më i kërkuar në Google është një aktor, por ndryshe nga Alec Baldwin nuk ka vrarë askënd. Po flasim për Donald Veshajn i cili është aktualisht personi më i klikuar në Google në Shqipëri.
Dhe jo pa ndonje arsye, pasi duke ju kujtuar skandalin e fundit mes tij, Bores dhe Beatrix, eshte mese e qarte se Donaldi do ishte personi me i kerkuar ne Google.
Tomi Kallanxhi, themeluesi i “Big Media Expert”, ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, se ai ka lënë pas vetes edhe ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili renditet i dyti.
“Teorikisht njeriu më i kërkuar sot për sot është Donald Veshaj. Është edhe sipër Doktorit në këtë periudhë që jemi”, tha Kallanxhi.
“Njeriu më i kërkuar në Vlorë sot në Google është Sali Berisha, kurse Lulzim Basha sot është njeriu më i kërkuar në Fier. Kurse çuditërisht, Edi Rama është njeriu më i kërkuar në Gjirokastër. Sigurisht, që dy gjërat më të kërkuara në Gjirokastër është Edi Rama dhe bitcoin”, tha Kallanxhi ndër të tjera.