Diten e sotme, dy ish konkurrentet e Perputhen te cilet u larguan kete jave, Artani dhe Hyseni, ishin te ftuar ne emisionin “Shqiperia Live” per t’u pyetur mbi eksperiencen e tyre ne programin dating.
Ashtu sic e kemi pare gjithmone, Artani foli pa dorashka dhe nxorri shume “te fshehta” te konkurrenteve.
Ai foli per Alvisen dhe tregoi se ajo nuk ka per te dale cift me asnje nga djemte e programit, pasi ne nje bisede te bere ne prapaskene, Alvisa ishte shprehur se nuk do te dilte me asnje nga djemte nese do te ishin ne jeten reale, pra jashte programit.
Gjithashtu, Artani tregoi se eshte ndjere i zhgenjyer nga Alvisa, pasi mbrapa kamerave ajo i kishte premtuar se do t’a bente nje takim me te, ndersa gjate puntates se “Prime”, ajo eleminoi Artanin duke mos treguar interes per t’a njohur.