Nuk arriti të ‘’përputhet’’ në program, Sara Malaj gjen dashurinë jashtë, kush eshte djali që i ka marrë zemrën ish-konkurrentes (Foto)

Bëri shumë zhurmë në “Përputhen” mirëpo pas kësaj aventure, nga ajo nuk është se dëgjuam shumë.

Fjala është për Sarën, bukuroshen e cila u komentua tej mase në veçanti sa i përket raportit me Atdheun që nuk mbijetoi gjatë jashtë.

Por, larg publikut, është një lidhje që po i ecën Sarës siç duhet.

Se zemra e saj është e zënë, e ka treguar vetë këngëtarja përmes një postimi në InstaStory.

Ajo ka hedhur një foto krah të dashurit muskuloz, të cilit ia ka mbuluar fytyrën.

Identitetin na e la ‘pikë’ por jo edhe faktin se tashmë është një mashkull në jetën e saj.