Noterët bëjnë deklaratën e fortë në “BBV Fan Club”: “Luizi e ka përdorur sëmundjen për përfitime monetare edhe më parë”

Ky sezon i”Big Brother VIP Albania” ka kaluar çdo pritshmëri të mundshme.

Një nga ngjarjet që do jetë e vështirë për t’u harruar është situata e bujshme për sëmundjen e Luizit, shkruan Lokimagazine.com

Gjatë një spektakli Live, Luizi u dërgua nga produksioni për të bërë analizat, ku rezultoi se gëzon shëndet të plotë.

Mirëpo, një pjesë e madhe e publikut hamendësoi se çdo gjë ishte një gënjeshtër e produksionit për faktin se analizat u kryen në një kohë rekord, duke shtuar faktin se ishin analiza rutinë të gjakut.

Pas kësaj, të shumta kanë qenë komentet e publikut ku shprehen se që prej asaj dite, produksioni po përpiqet me doemos të njollosë imazhin e Luizit.

Dhe si duket kështu është duke ndodhur!

Ditën e sotme, pak kohë pasi Luizi u shpreh se vuan nga një sëmundje por që më pas u detyrua të pranojë se ka gënjyer, kanë reaguar dy noterët e njohur, Artan Treska dhe Fatmir Leçaj.

Në një deklaratë ekskluzive për “Big Brother VIP Fan Club”, ata kanë treguar se në vitin 2018, kur Luizi ushtronte ende profesionin e noterit, ka kërkuar para nga Dhoma e Noterëve Tiranë. Në kërkesën e tij ai shprehej se të ardhurat e tij ishin shumë të pakta dhe këto para i duheshin për një problem shëndetësor.

Kjo kërkesë e këngëtarit ishte aprovuar me vota unanime nga të gjithë noterët dhe i ishte akorduar një fond prej 200.000 lekësh të reja.

Gjithashtu në përfundim, noterët treguan se që prej vitit 2021, Luizit i është hequr liçenca e noterit, për shkak se prej disa kohësh nuk po e ushtronte profesionin. /Lokimagazine.com