Noizy është nga artistët më të ndjekur shqiptar por ka arritur që jetën private sidomos atë sentimentale ta mbajë shumë të fshehur nga mediat dhe publiku.
Ai është përfolur për emra të njohur por nuk janë konfirmuar kurrë duke vazhduar të konsiderohet beqar.
Edhe pse vet ka deklaruar se do ta shohim single për një gjë të duket se gjërat kanë ndryshuar.
Në emision i vendosur përballë Xheraldinës , tek në “N’majë t’gjuhës”, duket që Noizy tha shumë gjëra edhe pse në majë të gjuhës.
Si duket duhej Xheraldina që ai të hapej më shumë e ndoshta të fliste për herë të parë për jetën e tij private. Mes batutave dhe bisedës për karrierën, Noizy ka folur edhe për vajzën që i ka fituar zemrën.
E si duket, Noizy e ka tashmë dikë në krah dhe shumë shpejt do planifikojë edhe dasmën.
Sigurisht, për të mos dashur të zbulojë më shumë, ai na ka lënë të kuptojmë se partnerja e tij është nga Dibra.
“Mezi po pres t’i bëj telashe dikujt në Dibër. Ta marrim një nuse në Dibër”, shprehet reperi.
Urimeve të moderatores ai i është përgjigjur me një buzëqeshje, duke e konfirmuar kështu se doli më në fund një vajzë që t’ia fitojë zemrën reperit