Shtëpia e “BBVA” ka dy banorë të rinj, të cilët do t’i bashkohen rrugëtimit:
Xhonatan Islami
Xhonatani është 26 vjeç, kampion në paragliding për Shqipërinë dhe Kosovën. Sipas tij, një lojtare shumë e fortë është Kiara dhe shumë shpejt do ta zbulojmë se çfarë do t’i ofrojë shtëpisë.
Ai u shpreh se nuk ka ndenjur kurrë më shumë se 10 ditë pa fluturuar, ndaj pjesëmarrja në “BBVA” është një sfidë e madhe për të.
Valbona Mema
Këngëtarja popullore i bashkohet shtëpisë dhe mendon se do të rikthejë disiplinën, përmes aftësive të saj. Si banor i pëlqen Amosi.
Prej kohësh, Valbona ishte diskutuar si emri që do t’i bashkohej shtëpisë së famshme dhe ja ku është, gati për një përvojë të re.