Njihuni me dy banoret që iu bashkuan shtëpisë së “BBVK”

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova ka pasur risi. Kastit të banorëve i janë shtuar edhe dy emra të tjerë.

Bëhet fjalë për dy artiste nga Kosova.

E para që nisi këtë aventurë ishte këngëtarja Mbresa Hajrullahu, duke u pasuar nga një tjetër këngëtare Ganimete Abazi e njohur për publikun si Ganja.

Mbetet për tu parë se si vajzat do të priten nga banorët e “vjetër” dhe nëse do ta kenë të vështirë të ndjekin ritmin e lojës.