Një zarf i zi mbërrin për nje nga banoret e “Big Brother VIP”, paralajmërohet për eleminim

Ditë më parë, një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e “Big brother VIP Albania” ku u kërkoi banorëve që të përgatisnin valixhet e tyre. Kjo pasi ata kishin neglizhuar rregullat e lojës duke fikur mikrofonin dhe duke folur nën zë.

Mëngjesin e sotëm, sërish një zarf i zi mbërriti në shtëpi po këtë herë i dedikuar vetëm ndaj një banori të vetëm.

Arditi ka rezultuar se ka fikur qëllimisht mikrofonin e tij, por gjithashtu shpeshherë ka akuzuar produksionin për mungesë transparence.

Në zarf shkruhen se ky është paralajmërimi i fundit për të dhe në rast se sjellja e tij nuk do të ndryshojë do të merren masa nga produksioni deri në eleminimin e përhershëm të tij.