Sara Hoxha është kthyer në një personazh tepër të dashur dhe të ndjekur që pasi u bë e njohur për publikun shqiptar nga romanca me Ledri Vulën.
Sot është një ditë tepër e veçantë për të dhe familjen e saj pasi blogerja feston përvjetorin e lindjes.
Sara ka marrë shumë urime nga miq dhe të afërm, të cilat i ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, por ndër to menjëherë tërheq vëmendjen dedikimi special i Xheraldinës për nusen e saj.
Dyshja jo pak herë është komentuar në rrjet për marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.
Xheraldina ka postuar një video të Sarës teksa kjo e fundit improvizon një audio në Tik-Tok.
“Gëzuar ditëlindjen ylli i Ninit. Çokollata e Ninit”, shkruan Xheraldina krahas vidoes.