Një nga historitë më të komentuara të edicionit të parë të “Big Brother” ishte ajo mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt.
Kjo histori zgjati deri në fund të reality show-t dhe u shoqërua më pas me shumë drama që nuk besojmë se kemi nevojë t'jua themi se i dini shumë mirë.
Megjithatë gjatë kohës kur Trixa doli nga reality show vjet, ajo publikoi një këngë, “Faj”, që u bë shumë e njohur pikërisht se i kushtohej historisë me Donaldin, projekt ky që sot “mbush” plot 1 vjeç sot.
Ramosaj mesa duket ka vendosur që as ta fshijë, as të mos e ndryshojë këngën e saj, që do t’i kujtojë gjithmonë eksperiencën në “Big Brother VIP” dhe atë çka ndodhi me Veshajn.
Po ashtu ka vendosur që sot ta “festojë” datëlindjen e këngës duke bërë një postim në Instagram ku shkruan: “Faj mbush plot 1 vjeç sot.”