Një vit pas dramës së tyre, ja si Beatrix e kujton Donald Veshajn

Një nga historitë më të komentuara të edicionit të parë të “Big Brother” ishte ajo mes Beatrix Ramosajt dhe Donald Veshajt.

Kjo histori zgjati deri në fund të reality show-t dhe u shoqërua më pas me shumë drama që nuk besojmë se kemi nevojë t’jua themi se i dini shumë mirë.

Megjithatë gjatë kohës kur Trixa doli nga reality show vjet, ajo publikoi një këngë, “Faj”, që u bë shumë e njohur pikërisht se i kushtohej historisë me Donaldin, projekt ky që sot “mbush” plot 1 vjeç sot.

Ramosaj mesa duket ka vendosur që as ta fshijë, as të mos e ndryshojë këngën e saj, që do t’i kujtojë gjithmonë eksperiencën në “Big Brother VIP” dhe atë çka ndodhi me Veshajn.

Po ashtu ka vendosur që sot ta “festojë” datëlindjen e këngës duke bërë një postim në Instagram ku shkruan: “Faj mbush plot 1 vjeç sot.”