Dasma në kuadër të lojës e Luizit dhe Kiarës disa javë më parë brenda shtëpisë së BBV, do të mbahet mend gjatë jo vetëm nga çifti por edhe nga publiku.
Mirëpo duket se do të kemi një tjetër dasmë në BBV, këtë herë në kuadër të pavarësisë së Kosovës.
Njoftimi u bë i ditur nëpërmjet një zarfi të bardhë të mbërritur në shtëpi. Ishte Valbona ajo që e lexoi dhe bëri të ditur se banorët duhet të ndajnë rolet pasi do të ketë një tjetër dasmë.
Kështu, u vendos që një nga banorët e rinj, Beati, të jetë dhëndri, ndërsa Nita të jetë nusja.
Me të dëgjuar emrat e tyre, Beati dhe Nita filluan përgatitjet për dasmën.