Luizi na ka treguar gjithnjë e më shumë se ka karakteristikat e një partneri ideal.
Ndaj nuk do të mungojë as plani i tij për të bërë të lumtur Kiarën në ditën e të dashuruarve.
Në një diskutim me banorët ai ka shprehur se surpriza e tij për këtë Shën Valentin, do të jetë diçka që nuk është parë asnjëherë më parë në asnjë “Big Brother.” Madje e cilësoi si një suprizë historike.
“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”-tha Luizi, pa zbuluar detaje të mëtejshme.
Së fundmi Kiara ka treguar një anë tjetër të shprehjes së dashurisë:
“Nuk është normale. Aq më shumë që kalon koha, aq më mirë ndjehem me ty. Mund të vijë një ditë që thua u mërzita, u mërzita duke ndenjur me një njeri gjatë. Nxehesh, zihesh, por është komplet e kundërta. Sa më shumë rri, aq më shumë më shtohet dashuria,”-është shprehur ajo.