Shkolla e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg ka publikuar një video që tregon një mënyrë të thjeshtë për të trajtuar variantin omicron.
Videoja përdor një skenë nga filmi “Home Alone” për të treguar forcën e vaksinave dhe dozave përforcuese.
"This is my body, I have to defend it!"
Reminder: Being vaccinated and boosted is your best line of defense against severe illness from COVID-19.
Subscribe to our newsletter for the latest info: https://t.co/3vRukdJJEk pic.twitter.com/ZB8PHRlK3E
— Johns Hopkins Bloomberg School of Public Health (@JohnsHopkinsSPH) December 21, 2021
Disa kërkime të hershme sugjerojnë se varianti Omicron është rezistent ndaj vaksinës COVID-19, trajtimeve me antitrupa dhe injeksioneve përforcuese të COVID-19. Kjo do të thotë që njerëzit e vaksinuar plotësisht duhet të marrin parasysh variantin Omicron në ambjente publike.
“Tani ka prova të qëndrueshme që Omicron po përhapet dukshëm më shpejt se varianti Delta”, tha të hënën, për Reuters, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Dhe ka më shumë gjasa që njerëzit e vaksinuar ose të rikuperuar nga COVID-19 të infektohen ose të riinfektohen,” tha Tedros.
Ekspertët rekomandojnë që personat e pavaksinuar të marrin vaksinën kundër COVID-19. Ata që janë plotësisht të vaksinuar duhet të marrin parasysh vaksinën përforcuese të COVID-19 për të qëndruar të mbrojtur gjithashtu.