Kanye West thotë se humbi 2 miliardë dollarë në një ditë të vetme, pasi u ndërprenë disa bashkëpunime të mëdha si pasojë e komenteve të tij antisemitike (fyese për hebrenjtë).
Të enjten, reperi postoi një mesazh për Ari Emanuel, drejtori ekzekutiv i agjencisë së talenteve dhe medias, Endeavour, i cili u kërkoi kompanive të ndalonin së bëri biznes me Kanye-n.
“Ari Emanuel, humba 2 miliardë dollarë në një ditë dhe jam ende gjallë,” shkroi West në Instagram. “Ky është fjalim dashurie. Unë ende të dua. Zoti ende të do. Paratë nuk përbëjnë çfarë jam unë. Populli është ai që jam unë.”
Nëpër media është spekuluar gjerësisht se Kanye West humbi statusin e miliarderit sepse disa bashkëpunëtorë të biznesit dhe modës ndërprenë kontratat pas komenteve fyese për hebrenjtë. Adidas, Balenciaga, Gap dhe kompani të tjera kanë thënë se nuk do të punojnë më me West.
Vetëm partneriteti me Adidas vlente rreth 250 milionë euro. Agjencia e talenteve CAA gjithashtu ndërpreu kontratën.
Por, pavarësisht të gjithave, Kanye duket i pashqetësuar.