Këngëtares së njohur Miley Cyrus i ka ndodhur një incident mjaft i rëndë së fundmi, të cilit i ka shpëtuar për mrekulli.
Artistja ka lajmëruar se një rrufe goditi avionin e saj gjatë fluturimit për në Paraguay, ndërkohë që edhe pse është trembur disi, i ka shpëtuar për mrekulli kësaj ngjarjeje.
Këngëtarja 29-vjeçare dhe shoqëruesit e saj u detyruan të bënin një ulje emergjente pasi u kapën nga një stuhi e frikshme ndërsa po udhëtonin për në kryeqytetin e vendit, Asunción.
Ajo ndau një video në llogarinë e saj të “Instagram” që tregonte pasagjerët teksa bërtisnin të tronditur ndërsa avioni i tyre goditej nga rrufeja.
Në mbishkrimin e videos, ajo shkroi:
‘Për fansat e mi dhe të gjithë ata që u shqetësuan pasi dëgjuan për fluturimin tim për në Asunción.
“Avioni ynë u kap nga një stuhi e madhe e papritur dhe u godit nga rrufeja.Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që të gjithë udhëtonin me mua janë të sigurt, pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguay”-ka thënë ndër të tjera Miley.
Në një klip të publikuar në Instagram-in e saj, Miley shprehu entuziazmin e saj për rikthimin në muzikë dhe vlerësimin për kulturën kiliane.