Diten e djeshme, Robert Berisha ishte i ftuar ne “Mirage” ku ndër të tjera foli gjithashtu për raportet me nënën e Renee, këngëtaren Nora Istrefi me të cilën pati së fundmi edhe një udhëtim në Paris.
Roberti shprehu se raportet e tij me Norën do të jenë gjithmonë të mira, pavarësisht faktit se kanë një vajzë.
Në lidhje me udhëtimin në Disney Land, këngëtari tha se kanë dashur që vajza e tyre të ketë një kujtim të mirë me të dy prindërit.
“Raportet kanë qenë gjithmonë të mira edhe do të vazhdojnë kështu. E kam thënë disa herë, edhe nëse nuk do të ishte Renee, mos të ishte vajza, nuk është mirë të zihesh me dikë sidomos me dikë që ke jetuar 13 vjet dhe që është nëna e fëmijës tënd. Kemi shfrytëzuar rastin që Renee ka qenë me pushime, e dërguam të ketë një kujtim të mirë me të dy prindërit ne Disney Land dhe jemi kënaqur shumë.”- tregoi ai.
Pyetja më e shpeshtë që atij i bëhet nëpër intervista është: A mendon një ribashkim me Nora Istrefin? Kësaj pyetje Robert Berisha i është përgjigjur, “Jo”, duke shtuar se i uron më të mirat në jetë por ai preferon të qëndrojë “ashtu si është.”
“Jo! I uroj sukses, fat në jetë, të gjitha të mirat por dua të rri kështu si jam ta shijoj. Jeta është shumë e shkurtër, dua ta shijoj.”– tha Roberti.
Gjithashtu, pas nje sere kritikiash ne rrjete sociale, Roberti foli dhe per puthjen ne buze me vajzen e tij, Renee.
Sipas tij kjo nuk përbën asnjë problem dhe “është më mirë t’a puthë babi i saj” sesa dikush tjetër.
“Unë kam marrë shumë kritika por edhe David Bechkham e puthi vajzën e vet edhe kur ka bërë 15-vjeçe. Sa ta puthë dikush tjetër më mirë ta puthë babai i vet.”– tha këngëtari.