Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj.
Përgjatë muajve, Kristina na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur, duke nisur nga gjinia, emri e duke vazhduar me babyshower-in.
Teksa tanimë Kristina është bërë nënë e një vogëlusheje, e cila quhet Siera.
Vetëm para pak minutash bukuroshja ka postuar në ‘Instastory’ për herë të parë një foto shumë të ëmbël me vajzën e saj në krahë, vetëm pak ditë pas lindjes dhe mund të themi se na i ka bërë ‘sytë zemra’.
Para disa javësh, Kristina ka organizuar një ‘babyshower’ që tanimë është bërë një traditë për mamatë në prag lindje, të cilat me anë të një feste me familjarët dhe miqtë organizojnë një festë mirëseardhjeje për bebin që do të vijë në jetë.
Bukuroshja postoi në kanalin e saj të YouTube, vlogun e ‘babyshower-it’ ku gjithashtu na ka treguar edhe emrin që kanë zgjedhur për vogëlushen që pritet të vijë shumë shpejt në jetë.
Kristina na ka treguar se ishte një nga vendimet më të vështira që kishte marrë deri tani në jetën e saj.
Vajza e saj quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka.
Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja.