Jo pak u komentua dhe u la të kuptohej se konkurrenti që do të donte Kledi Kadiu të fitonte “Dancing with the stars”, ishte Elhaida Dani.
Përpos komenteve të mira dhe pikëve maksimale në pothuaj çdo performancë të saj, balerini tregoi mbështetjen e tij ndaj Elhaidës edhe pas përfundimit të spektaklit.
Ai vendosi të përshendeste ndjekësit me këngën e saj, pasi Sara Hoxha u shpall fituese e garës.
Mirëpo, edhe pas përfundimit të spektaklit duket se Kledi vazhdon të mbajë relata të mira me Elhaidën e gjithashtu me partnerin e saj, Ledianin.
Balerini ka bërë një vizitë shumë të shkurtër në Tiranë, ku mesa duket ua dedikoi personave të veçantë për të.
Me anë të postimeve në InstaStory, ai tregoi fluturimin drejt Tiranës, takimin me nënën dhe Elhaidën së bashku me Ledianin, e më pas fluturimin e tij për t’u kthyer sërish në Itali.