Një përballje me Atdheun? Surprizat e “Kutisë së Pandorës” sonte për Antonelën

Në promo-n e “Big Brother VIP” për spektaklin e sotëm është lajmëruar se Antonela do të vihet përballë “Kutisë së Pandorës”, e cila të vendos përballë një zgjedhje të mirë dhe një të keqe.

Lart e poshtë thuhet se Antonela do të vihet përballë një ballafaqimi me Atdheun si edhe zbulimit të gjinisë të bebit që pret motra e saj Mariela, të cilën e ka përmendur shpesh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Duket se kjo përballje mes tyre do të bëhet pasi Antonela e ka përmendur Atdheun në debatin me Arjolën, duke implikuar se Atdheu është shkaku i inatit që ka Arjola me të.

Nga ana tjetër Atdheu jashtë ka mbështetur maksimalisht Arjolën duke thënë për Antonelën se ajo duhet ta lërë të qetë.