Jason Momoa dhe Eiza González i kanë dhënë fund lidhjes.
“Ata janë thjesht njerëz shumë të ndryshëm,” tha një burim për People.
Një burim tjetër thotë se dyshja shpresojnë në një rikthim.
“Ata e duan shumë njëri-tjetrin dhe janë takuar në mënyrë sekete për disa kohë përpara se lidhja të bëhej publike. Ata janë në faza të ndryshme të jetës”, -theksoi burimi.
Muajin e kaluar, People bëri publik lajmin se Momoa dhe González ishin bashkë që nga shkurti, pasi u takuan përmes punës dhe lidhjeve të ndërsjella.
Momoa u fotografua duke marrë pjesë në premierën e filmit të González, “Ambulance” në prill, megjithëse ata nuk u shfaqën bashkë në tapetin e kuq.
Burimi: /Revista Class