Një kupë mbërrin në shtëpi për Luizin, veprimi “dinak” i Oltës revolton ndjekësit

Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka ardhur një suprizë e papritur për Luizin.

Përveç dronave mbi shtëpi, sot ka rënë nga qielli një kupë për këngëtarin, ku shkruhej: “Luiz Ejlli, fitues i “BBV2”. Luiz, je fitues i padiskutueshëm. Respekte nga çunat e Brrakës”.

Mirëpo në ato momente banorja e vetme që gjendej në oborr ishte Olta, e cila bëri një veprim gati mizor.

Në mënyrë që Luizi mos t’a shihte mbështetjen që ka jashtë shtëpisë, Olta e ka fshehur kupën nën rroba dhe më pas e ka çuar në dhomën e rrëfimit.

Normalisht që ky veprim nuk i pëlqeu aspak ndjekësve dhe fansave të Luizit, të cilët iu kthyen kundër aktores nëpër komente.