Ish-partnerja e reperit Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, Keisi Bezhani është përfolur shumë në rrjete sociale dhe media rozë për jetën jashtë Shqipërisë por dhe për raportin me muzikantin.
Por duket se Keisi ka vazhduar me jetën e saj në Kanada, duke nisur një romancë të re me një djalë misterioz.
Edhe pse me dokumenta ajo vazhdon që të jetë e martuar me reperin shqiptar, duket se gjithçka ka mbetur vetëm në letër dhe se ndarja me Stresin është përfundimtare. Kjo pasi Keisi ka nisur një lidhje të re.
Së fundmi, në rrjete sociale janë publikuar disa foto ku Keisi shfaqet ne krah të një mashkulli, ku pozojnë krah njëri-tjetrit duke pirë alkool.
Madje në një moment, Keisi shfaqet duke e ledhatuar në mjekër, ndërsa buzëqeshin para kamerës.
Videoja është publikuar në rrjetin social të djalit, ndërsa Keisi ka vendosur që të fshehë çdo gjë lidhur me djaloshin që i ka marrë zemrën.