Një ish-punonjëse tregoi si është të punosh për “Barbie”: E kundërta e asaj që shfaqet

Një ish-punonjëse e kompanisë Mattel ka përshkruar përvojën e saj të punës për krijuesit e “Barbie”.

Lara Weber ka shprehur përshtypjet më të mira për degën në Australi duke theksuar se ambienti i punës ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai që shfaqet në film.

Ai ishte e kundërta nga ajo që ishte realisht të punuarit atje”, thotë ajo në videon e postuar në Tik Tok.

Çdo ndarje e zyrës ishte me tematikën e lodrës ndërsa kishte zyra mbledhjesh si për Barbie, ashtu edhe për Hot Wheels. Ishte zyra më argëtuese dhe shumëngjyrëshe.”

Weber shpjegon se pjesa më e madhe e funksioneve drejtuese mbahej nga gratë. Shefja e saj si dhe të departamenteve të tjera ishin gra.

Ajo shton se jo vetëm që e shijoi kulturën e ambientit të punës, por është edhe një prej “më të mirave” në të cilat ajo ka qenë pjesë.

Në filmin “Barbie”, Mattel u projektua ndryshe duke i bërë shikuesit të pyesnin veten nëse regjisorja Gerëig ishte e saktë.

Ndjekësit e Weber reaguan me entuziazëm në postimin e saj pasi mësuan se në të vërtetë ambienti i punës ishte i ngrohtë dhe mikpritës.