Pak kohë më parë Ermal Mamaqi njoftoi se “2 gisht mjaltë” do të rikthehej me një pjesë të dytë.
Ermali dhe Elvana, dy protagonistët e filmit, së shpejti do të nisin xhirimet për serinë e dytë të komedisë që i bëri të gjithë për vete. Jo vetëm dy miq të mirë, por edhe dy aktorë të talentuar që, me siguri, do ta vijojnë suksesin e filmit edhe në sezonin e dytë.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, Ermali zbuloi se kur do të publikohet filmi i shumërpritur.
“2 gisht mjaltë 2” do të vijë në vitin 2023 dhe do të rikthejë Elvana Gjatën si aktore.
“Në vitin 2023 unë dhe Elvana do kthehemi me “2 gisht mjaltë 2”, u shpreh producenti.
Kështu, Ermali zbuloi se suksesi i komedisë do të vazhdojë, natyrisht edhe për meritë të dy protagonistëve.