Një dron për Luizin dërgohet mbi shtëpinë e BBV, por produksioni merr vendimin e turpshëm

Ditën e sotme është dërguar një dron mbi shtëpinë e “Big Brother VIP” për Luizin pas situatës së rëndë të krijuar në spektaklin e djeshëm.

Në pankartë shkruhej: “Si i thuhet luanit në shqip? #meluizin”, një suprizë kjo nga fansat për t’i treguar mbështetjen e tyre edhe pas bujës që u shkaktua.

Mirëpo, në momentin që banorët e vure re dronin, produksioni dha urdhër që të gjithë të futeshin në dhomën e gjumit për të mos e lexuar mesazhin.

Ky veprim ka sjellë një revoltë nga ana e teleshikuesve e gjithashtu një arsye më shumë për të dyshuar se në fakt ka qenë produksioni që e ka nxjerrë rrëfimin e Luizit si një gënjeshtër.

Pse nuk e lejon produksioni Luizin të shikojë se sa mbështetje të madhe ka në këto momente nga jashtë?