Jemi vetëm 24 orë larg për të mësuar se kush do të largohet nga BBV.
Bledi, Kiara dhe Luizi janë tre banorët e nominuar nga Olta Gixhari.
Mirëpo mes emocioneve për të zbuluar emrin e të nominuarit, Bledi Mane ka bërë një deklaratë paksa të dyshimtë gjatë ditës së sotme.
Teksa po diskutonte me Oltën, Bledi tregoi se do të jetë ai që do ikë nesër nga BBV. Pasi u pyet nga Olta se pse mendon kështu, Bledi tha: “Ka një surprizë nesër, nuk shprehem dot”.
Do të na duhet të presim edhe pak për të zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.