Mbremjen e djeshme Melisa Lleshi ka mbajtur koncertin e parë në Itali, mirepo shihet se atmosfera atje nuk ishte edhe aq e “zjarrtë”.
Në pamjet e publikuara nga vetë ajo në rrjetin social Instagram, shihet se kishte shume pak pjesëmarrës që shkuan në koncertin e saj.
Në fillim të karrierës muzikore, Melisa ishte premtuese, mirëpo fansat duket se janë dëshpëruar nga ajo.
Kjo vërehet nga klikimet e pakta në kanalin zyrtar të saj në YouTube, ku në projektin e fundit “Sma ndjen”, për 3 muaj ka rreth 350 mijë klikime.