Esmeralda Metkaj ose e njohur si Cubi, e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” i habiti të gjithë me një deklaratë, kur u pyet për jetën e saj personale.
Cubi pranoi në fillim që është e dashuruar dhe më pas moderatorja Aulona Musta i tha: “Unë e di që nuk do të flasësh për marrëdhënien, por do të flasim për marrëdhëniet në përgjithësi, pa e ditur kush është ai”.
“Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë”, ia ktheu aktorja.
Aq u desh dhe nisën menjëherë aludimet se ajo është në një lidhje me një vajzë. Por këto tituj e paskan bezdisur jo pak aktoren e cila ka reaguar në Instagramin e saj.
Ajo ka sqaruar se ishte thjesht shaka dhe se madje e ka bërë për inat të vjehrrës duke mos i kursyer aspak dozat e shakasë dhe ironisë.
“Shaka ishte shaka për inat të vjehrrës. Unë prandaj po bëj dhe muskla se mi kërkon ajo se kishit kuptu ju”- u shpreh Cubi.