Ngjashmeri e “frikshme”! Gjendet sozia e presidentit ukrainas, se shpejti nje film per te?!

Lufta e ashpër që po zhvillohet solli në qendër të vëmendjes presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

Ai është bërë viral në rrjetet sociale ku shumë fansa kanë simpatizuar qëndrimin e tij në luftë, madje së fundmi kanë propozuar që të bëhet një film për presdientin ukrainas pasi kanë gjetuar aktorin perfekt që mund ta luajë rolin e tij.

Bëhet fjalë për aktorin e famshëm Jeremy Renner, i cili ka një ngjashmëri të madhe me presidentin e Ukrainës.

“Zelensky”, filmi i ri biografik me aktor Jeremy Renner.”, shkruan një përdorues i Twitter.

“Jeremy Renner do të fitojë një Oscar duke luajtur rolin e Zelensky… Ata të dy…”, është një tjetër koment nga një fans i Zelensky.

Zelensky dhe Renner kanë ngjashmëri të habitshme me njëri-tjetrin, të dy kanë sy të ngjashëm, flokë të shkurtër kafe dhe një nofull pothuajse identike.