Balina Bodinaku pritej që edhe këtë sezon të ishte pjesë e “Big Brother VIP” si opinioniste, por sipas burimeve të ndryshme, për shkak të disa komplikacioneve me shëndetin, atë e zëvendësoi Zhaklin Lekatari.
Së fundmi, Balina ishte e ftuar në “Wake Up” ku ndër të tjera foli për disa nga banorët e BBVIP si dhe opinionisten Zhaklin Lekatari.
Si fillim, Balina u ndal te loja e Oltës, të cilën e konsideroi si një lojtare të fortë dhe pse jo si një fituese.
E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët. Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda në një mënyrë shumë bërtitëse dhe kjo e ka dëmtuar.
Përsa i përket lojës së këngëtarit Luiz Ejlli, opinionistja tha se është vërtet një lojtar i fortë dhe se nuk ta merr asgjë personale, diçka që duhet vlerësuar mjaft.
Ka disa karakteristika që e bëjnë një lojtar shumë të fortë. Luizi e bën me shumë lehtësi lojën, duke kombinuar talentet e tij, humorin dhe sulmet. Dhe nuk merr asgjë personale. Është i fokusuar. Luizi do të shkojë deri në finale.
Balina komentoi dhe raportin Luiz-Kiara.
Kiara nuk po i jep shumë siguri atij. Luizi duhet të shohë lojën e tij tani. Unë e shoh sikur ai çdo gjë që thotë ose bën, nuk është rastësisht. Shikoj një lojë të Kiarës bazuar vetëm tek Luizi, kam filluar të dyshoj nëse ajo ka një lojë të saj. Duket sikur loja e saj është Luizi.
Përsa i përket lojës së Efit, Balina theksoi se ajo është një stratege mjaft e mirë.
Më pëlqen Efi si luan. Ajo luan fort, pavarësisht se është e pozicionuar në grupin e Luizit. Por edhe strategjikisht luan mirë. Ndoshta qëllimi i saj nuk është të fitojë, por ajo luan për veten e saj.
Ndërsa, për Zhaklinën si opinioniste, Balina tha se ajo i ka shkruajtur dhe i ka thënë se shpreson ta zëvendësojë denjësisht.
Është pozicion i vështirë. Është kolltuk i vështirë për t’u mbajtur, por Zhakut nuk ia kisha merakun. Është e vështirë të thuash mendimin tënd dhe të kuptosh sa presion ke nga jashtë. Zhaku më ka shkruajtur dhe ka thënë: “Shpresoj të të zëvendësoj denjësisht”.
Teksa u pyet mes BBV 1 apo BBV 2, Balina preferoi të zgjidhte sezonin e kaluar.
Jam shumë e afeksionuar me shtëpinë e parë. Ka qenë shumë agresiv ky edicion, ndoshta ka ndikuar se kanë qenë akoma të freskët nga “Big Brother” i parë. Më duket loja pak më e centralizuar dhe agresive tani, ndryshe nga vjet.