Padyshim që Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të afta për të zotëruar skenën dhe me më shumë eksperiencë televizive.
Përpos aftësive të saj të padiskutueshme, ajo cilësohet gjithashtu si një nga moderatoret më të bukura dhe më të kuruara të ekranit.
Komplimentet ndaj Alketës janë të shumta, por kë cilëson ajo vetë si tiparin më të preferuar në pamjen e jashtme?
Këtë na i tregoi vetë moderatorja gjatë një pyetësori të zhvilluar me ndjekësit ditën e sotme, ku u përgjigj se tipari fizik i preferuar është buzëqeshja dhe dhëmbët.
Përpos pyetjeve për pamjen e jashtme, nuk munguan as pyetjet rreth gjendjes shpirtërore apo “sekretin” e pozitivitetit qe arrin të përcjellë gjithnjë në ekran.
“A je e lumtur“- ishte pyetja e një prej ndjekësve të cilës Alketa iu pergjigj:
“Mendoj se më shumë se sa lumturia, ka rëndësi balanca, një jetë në ekuilibër. Kur balancat prishen, lumturia kompromentohet. Është e rëndësishme që kur jemi në një cikël gëzimi t’a jetojmë në atë moment, të përqëndrohemi aty dhe të mendojmë sikur është momenti i fundit i jetës tonë, sepse jetës nuk i dihet vërtet asnjëherë dhe mendoj që momentet e lumturisë nuk janë një konstante e pandryshueshme e ditëve tona. Ka ditë të mira, siç ka ditë të këqija. Janë pak momentet që na lënë pa frymë dhe shumë momente që na lënë të marrim frymë, se egzistojmë“- ishte mesazhi i moderatores.
Gjithashtu, Alketa u pyet edhe për pozitivitetin që arrin të përcjellë gjithmonë nëpërmjet ekranit.
“Cili është sekreti që je gjithmonë kaq në formë dhe kaq pozitive?”- ishte pyetja e drejtuar, së cilës moderatorja iu përgjigj se, ashtu si cdo njeri tjetër, edhe ajo ka ditët e saj të këqija, por gjithnjë përpiqet të insiprojë njerëzit duke postuar pjesët e lumtura dhe pozitive nga jeta e saj.
“Ashtu dukem por s’jam gjithmonë. Ndonjeherë kam ditët e mia të mërzitura, me energji të ulët! Zhgënjime nga njerëz që duam e vlerësojmë, diskutimet profesionale, gjëra që shpesh nuk ecin mirë, dallgët e jetës. Për askënd jeta nuk është det i qetë! Nuk me duket bukur të postoj gjëra të mërzitura e probleme jete këtu, ti shtoj dhe ca të tjera njerezve a thua skanë halle e beteja mjaftueshëm çdo ditë. Kjo do më bënte më të vërtetë e të prekshme por të mbash Instagram-in si një mjet pozitiviteti dhe lumturie, frymëzon njerëz dhe i ngre lart, kështu që kam vendosur të postoj kontent inspirues dhe të lumtur shumicën e kohës“.