Padyshim, hyrja e saj në “Big Brother VIP”, ka qenë një nga më të goditurat e produksionit për këtë sezon.
Po flasim për Efi Dhedhes, e cila u bë si fillim e njohur për publikun në “Përputhen” e më pas në “Kepi i Tundimeve”.
Efi pas daljes nga reality show, nuk u pa dhe aq aktive sa ish-banorët e tjerë, megjithatë, interesimi i ndjekësve për të ka qenë i madh.
Shpesh ata kanë shprehur dëshirën që Efin ta shohin në një tjetêr program televiziv, e per këtë ka folur vetë publikisht ish-banorja.
Sot ajo iu përgjigj disa prej pyetjeve që iu bënë në ‘ask me’ në Instagram. Një prej tyre kishte të bënte me projektet e saj në media, e se ku do të angazhohet në shtator.
‘Nuk e di. Ndoshta e di. Ndoshta nuk jam për këtë punë. Ndoshta nuk bëj çdo gjë për këtë punë’– thotë ajo duke na lënë të mendojmë se planet nuk i kanë ecur siç duhet.
E një tjetër pyetje, le të themi ‘epitet’ ishte edhe ‘llulla’, termi që iu përdor më së shumti për Kiarën.
‘Unë?’-pyet Efi duke thumbuar kështu Kiarën