Nga tatuazhi për ish-in, tek numri i të dashurave që ka pasur njëkohësisht, rrëfehet Luizi!

Megjithëse katër banorët e BBV, Luizi, Maestro, Olta dhe Kristi u “burgosën” mbrëmjen e djeshme në një dhomë larg pjesës tjetër të shtëpisë, “Vëllai i madh” i ka përfshirë edhe ata në lojën e sotme ku duhet të përgjigjen me “E kam bërë” ose “Se kam bërë” pyetjeve që shfaqen në ekran.

Kam bërë tatuazh emrin e partnerit/partneres dhe jam penduar“, ishte një nga pyetjet që u shfaq në ekran dhe vëmendjen më të madhe e mori përgjigja e Luizit.

Ai tregoi se ka bërë tatuazh emrin e ish-partneres së tij në dorë, por që nuk është penduar.

https://www.instagram.com/reel/Cokz1J5jL9J/?utm_source=ig_embed&ig_rid=842c3887-2ab7-4d92-b72d-f4a8be5d423f

Sa i përket pyetjes: “Kam pasur dy të dashura njëkohësisht”, dy djemtë Luizi dhe Kristi u përgjigjën me “E kam bërë”.