Rudina Dembacaj po përflitet për një tjetër sipërmarrje televizive.
Prej ditësh në ambjentet mediatike qarkullojnë zëra se aktorja e humorit, në sezonin e ri televiziv do të marrë në dorë drejtimin e emisionit “Klanifornia”.
Kësaj rradhe ajo do të vijë si producente e këtij formati duke zëvendësuar producentin aktual Turjan Hysko.
Kujtojmë që ky format është themeluar prej vitesh nga Turjan Hysko, duke u prezantuar fillimisht si “Apartamenti 2xl”, “Duplex” dhe së fundmi “Klanifornia”. E për hir të së vërtetës, popullariteti ka qenë vetëm në rënie.
Nuk dihet nëse Hysko do të jetë duke u përgatitur për një projekt të ri po në televizionin Klan apo diku tjetër.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht në media emërimi i Dembacaj, por burime për “Pamfleti” na bëjnë me dije se ky ndryshim pritet të ndodhë në Shtator.
Nuk është çudi që emrin e ish-aktores së “Al Pazar”, këto kohë po e shohim të lakohet më shpesh se ç’jemi mësuar.
Mesa duket, martesa e saj me Mark Frrokun po rezulton e suksesshme deri më tani, ku nuk dihet nëse me apo pa ndihmë të bashkëshortit, ajo tani po zë më shumë hapësirë mediatike.
E jo vetëm karriera, por një ndryshim të dukshëm aktorja ka pësuar dhe në look-un e saj, ku nga përkujdesja për veten, duket sikur ka hequr nga kurrizi, 10 vite të mira.