Diten e djeshme Einxhel Shkira dha nje interviste per “Revista Who”, ku foli per te gjithe periudhen e saj te shtatezanise, propozimin per martese si dhe emrin e bebit.
Einxhel rrefeu se shtatezanine e saj e ka marre vesh avash avash, pasi prej kohesh kishte dyshime dhe ndjesi, ndaj testi ishte thjesht nje konfirmim i dyshimeve te saj.
Kujtojme se moderatorja u perpoq t’a mbante te fshehte shtatezanine e saj edhe pas lajmeve te shumta qe qarkullonin ne rrjet e kjo per shkak te frikes dhe pasigurise per t’a shfaqur aq heret, pasi donte te sigurohej qe cdo gje do te shkonte mire me shendetin e saj.
Duke patur nje prind shqiptar dhe nje kosovar, Einxhel tregoi se së bashku me Dagz do perpiqen te jene prezent ne te dyja shtetet, megjithese strehen e pare te familjes do t’a kene ne Kosove.
Moderatorja mori edhe nje propozim per martese nga Dagz ne momentin qe me pak e priste.
Teksa u pyet per diten e madhe, Einxhel u shpreh se ende nuk ka nje date pasi per shkak te pritjes se femijes, cdo gje perfshire me dasmen ka kaluar ne plan te dyte, por ajo tha me siguri se do te kete nje dasme.
Po nje emer per djalin e saj, a ka gjetur Einxhel?
Moderatorja tregoi se ka qene me e veshtire nga sa e mendonin per te gjetur nje emer, gje qe ende nuk e kane vendosur.
Ajo u shpreh se ka 2-3 opsione, por gjithcka do te vendoset ne momentin qe do te shohin fytyren e djalit.