Pasi lajmeroi per shtatezanine e saj, ish banorja e “Big Brother VIP” Einxhel Shkira, nuk ka qene aktive neper intervista.
Mirepo, ajo e realizoi vete nje ‘interviste’ ne kanalin e saj te YouTube.
Diten e djeshme u be plot nje vit qe nga hyrja e Einxhel ne “Big Brother VIP”, ndaj dhe moderatorja vendosi te fliste per eksperiencen e saj.
Si fillim, ajo u ndal tek marredhenia me Arbana Osmanin, per te cilen u shpreh:
“Pavarësisht skenarit, ne kemi qenë të paparashikueshëm. Arbana ka bërë çdo gjë që i është dukur e drejtë ose e arsyeshme. Nuk ka pasur ndonjë gjë personale kundrejt meje. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Pak më përpara, ajo më shkroi për ftesat e filmit “Sofia”, kështu që nuk ndjej se ka diçka për kërkesë faljeje mes njëra-tjetrës”.
Persa i perket Trixes, dy vajzat kane patur marredhenie te mire me njera tjetren mirepo pas lidhjes se saj me Donaldin, gjerat u ftohen dhe pati hatermbetje per disa fjale nga ana e Einxhel.
Gjithsesi, gjerat mes tyre u rregulluan qysh pas daljes nga BB VIP.
“Beatrix ka pasur pasiguritë e saj, ato gjendjet e saj emocionale. Unë kam një temperament komplet tjetër, por e kemi gjetur veten shumë tek njëra-tjetra në situata të ndryshme. Unë po të isha në vendin e saj dhe dikush përballë do të vinte në pikëpyetje ndjenjën time, ndoshta dhe unë do të isha bërë agresive. Unë e kam paralajmëruar Trixën që mos të harrojë se sa shumë e duam…”.- u shpreh Einxhel.
Gjithashtu, ajo foli edhe për opinionistin Arbër Hajdari:
“Arbri në dy intervista, më ka kërkuar ndjesë për atë që më ka lënduar më shumë. Ka qenë momenti kur ai tha se nuk jam dukur në siklet për puthjen me Dagz kur në fakt nuk ishte aspak ashtu. Ata e menduan si një lojë ose aktrim nga ana ime. Me kalimin e kohës kuptuan se çdo gjë ishte mjaft reale”.