Alvisa Qarri është një ndër vajzat e cila ka përjetuar shumë situata të ndryshme në studion e Për’puthen.
Ashtu si ç’kishte njoftuar autorja e programit, Olsa Muhameti, ditën e djeshme, Alvisa u rikthye në ‘Përputhen’ per të disktuar ndarjen nga Bashkimi dhe jo vetëm.
Ajo shprehet se nuk do të ndryshonte veprimet që ka bërë në program, por vetëm ndikim që ka pasur nga faktorët e jashtëm.
Ish-konkurrentja doli çift me Bashkimin, një lidhje e cila nuk zgjati shumë, ndërsa sqaroi arsyet që çan në një vendim të tillë.
“Fatkeqësisht nuk zgjati, pasi kemi pasur probleme kohët e fundit të cilat u bënë të mëdha. Ne jemi takuar, kemi komunikuar dhe i ndamë gjërat”, u shpreh Alesja.
Madje ajo deklaroi se nuk është rikthyer me të dashurin e saj pavarësisht spekulimeve të shumta.
Për sa i përket jetës jashtë kamerave, shprehet se gjithçka është shumë e qetë dhe nuk është në një lidhje.