Marrëdhënia e Kiarës me Luizin, mbështetja nga Butrint Imeri, dyshimet për një lidhje jashtë shtëpisë. Të gjitha këto tema janë diskutuar prej ditësh nëpër rrjetet sociale.
Mirëpo, ditën e sotme ka qenë vetë tezja e Kiara Titos ajo që ka qartësuar gjithë situatën dhe ka treguar se si po e shohin familjarët qëndrimin e saj në shtëpi.
Përsa i përket marrëdhënies me Luizin, ajo u shpreh se momentalisht i sheh si dy shokë, ndërsa shtoi se i pëlqen përkushtimi që Luizi ka ndaj saj.
“Unë për momentin e shoh si një shok shumë të mirë, dhe mua më jep kënaqësinë e të parit me Luizin tërë kohës, të kujdesit që ai tregon për Kiarën. Kiara ka shumë nevojë për njerëz që e bëjnë të qeshë dhe Luizi ia ka arritur.”- u shpreh tezja e moderatores.
Më pas, ajo tregoi se si e kanë parë prindërit e Kiarës afrimitetin e madh që Luizi ka treguar ndaj saj qysh në ditët e para, tek u shpreh:
“Kur e shikonim Prime në fillim, thoshin po e bezdis shumë Luizi, po i rri shumë ngjitur. E kishte këtë problem (i ati), thoshte i rri shumë ngjitur gocën sime, sikur nuk ka femra të tjera aty. Por, tani jo. Mendoj se u pëlqen loja e atyre të dyve”.
Nga ana tjetër, ajo foli edhe për mbështetjen që Butrint Imeri i tregoi publikisht dhe tha se e vlerësuan shumë, mirëpo edhe sikur këngëtari të hynte në shtëpinë e BBV, tezja e Kiarës siguroi se nuk do të ndodhte asgjë pasi ata kanë mbetur shokë shumë të mirë.
Gjithashtu, ajo hodhi poshtë dyshimet se Kiara mund të ketë një lidhje jashtë shtëpisë pasi u shpreh se ajo ka hyrë e vetme.